E zbulon agjencia Pronësia e Popullit. Byroja Federale e Hetimeve kishte informatorë konfidencialë brenda rrethit të ngushtë të presidentit të parë të zi të Afrikës së Jugut

Nga: Matteo Orlando

Nelson Mandela,lideri anti-aparteid i Afrikës së Jugut, presidenti i parë i demokracisë multiraciale në Afrikën e Jugut (nga1994 ne1999) dhe Çmimi Nobel për Paqe në 1993,kishte mbetur në listën e kontrollit te terroristeve te FBI deri në vitin 2008.

Agjensia Pronësia e Popullit, e cila vazhdon të publikojë të gjitha dokumentet që arrin ti gjeje për këtë temë (më të fundit janë te 20 korrikut),ka zbuluar se Byroja Federale e Hetimeve kishte hetuar mbi Mandelën edhe pas lirimit të tij nga burgu ne1990 (pas 27 vjet burgim), sepse udhëheqësi i Afrikës së Jugut ishte konsideruar nga federalet si një “kërcënim komunist” i mundshëm.

Mandela, konsideruar  një rrezik për sigurinë amerikane, do të ishte frustruar nga inteligjenca amerikane edhe pas vendosjes amerikane të sanksioneve tregtare kundër Afrikës së Jugut që praktikonte  aparteid edhe pas rënies së Murit të Berlinit.

Agjencia Pronësia e Popullit tani dëshiron të hetojë mbi rolin qe ka pasur inteligjenca amerikane në arrestimin e Mandelës dhe lëvizjeve te tij anti-aparteid në Afrikën e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara, duke pare se dokumentet do te tregonin se “tamam si në vitet 50’ dhe 60’ me Martin Luther King Jr dhe me lëvizjen për te drejtat civile, FBI ka hetuar në mënyrë agresive mbi lëvizjet anti-aparteid të Shteteve të Bashkuara dhe Afrikës së Jugut “duke i akuzuar për filo-komunist.

FBI, CIA, Dia dhe NSA kishin mohuar çdo kërkesë për informacion në lidhje me Mandelën dhe NSA kishte thirrur ne ndihme edhe Aktin e Spiunazhit të vitit 1917 për të justifikuar mohimin.

Pas një padie të paraqitur kundër FBI-së, Cia, Dia dhe Nsa, Prona e Popullit, e cila ka selinë e saj qendrore në Uashington, DC, ka arritur të zbulojë disa të dhëna.

Sipas Agjencisë, FBI kishte informatorë konfidencialë brenda rrethit të afërt të presidentit të parë të zi të Afrikës së Jugut dhe kishte përgjuar vetë Madiba-n gjatë një takimi me Presidentin e Jugosllavisë dhe me aktivistët indipendentistë Portorikane.

Veritas.com.al/