(FOTO: Marjan Levanti me gruan dhe dy fëmijët)/

I ndaluar nga Policia dhe i paraburgosur para dy ditësh, Marjan Levanti ka tentuar të vrasë veten në ambientet e paraburgimit në komisariatin e Policisë. Rojet e dhomave të paraburgimit kanë parandaluar këtë akt të rëndë.

Zoti Levanti kishte bërë gati një litar të sajuar me copat e prera të batanijeve dhe po bënte planin që të kryente aktin e vetvarjes në një nga dritaret e qelisë ku ndodhej.

37 vjeçari Levanti, prej tre ose katër ditësh, është kthyer në një prjej “heronjve” të medias. Fillimisht bëri lajm të bujshëm sepse tentoi të vrasë dy prindërit e gruas së rij me të cilën ndodhej në proces divorci. Policia kur shkoi në vendngjarje e gjeti banesën e prindërve të gruas së Levantit, të mbytur në gjak, por të dëmtuarit mundën të dalin pa rrezik për jetën.

Levante u ndalua nga Policia, por mundi të bëjë lajm përsëri duke akuzuar vjehrrin se ka tentuar të abuzojë me të birin në moshë të mitur.

Më në fund, sot në mëngjes, rreth orës 01.20, zoti Levanti ka tentuar të vrasë veten në ambientet e paraburgimit.

Pas ngjarjes, forcat e Policisë e kanë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin nr 5 ku mendohet se duhet të kurohet mendërisht.

/Veritas.com.al/