(FOTO: Senatori Jeff Session)

Sen. Jeff Sessions është përzgjedhur nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump si Prokuror i Përgjithshëm i Amerikës. Po cili është Jeff Session, për ata që nuk e njohin?

Ja gjashtë cilësitë që mbase nuk i dini:

1:

Senatori Session është i pari senator i Shteteve të Bashkuara  që ka mbështetur Donald Trump për president.

Sessions gjithashtu ishte shumë i afërt me Trump kur u paraqiten në Capitol Hill, në vitin 2005,  për të dëshmuar rreth vlerës së parashikuar për rinovimin e selisë së OKB. Trump argumentoi atëherë se vlera e paraparë  1.5 miliardë dollarë ishte shumë e tepërt. Kosto aktuale mund të jetë vetëm 700 milionë dollarë- tha Trump.

Zoti Sessions e  quajti dëshminë e Donald Trump një “frymëmarrje në ajër të freskët” dhe e falënderoi që i dëshmoi Kongresit si të kursehen paratë.

Në Shkurt 2016, zoti Sessions u shfaq në miting në krah të Trump në Mobile, Alabama, dhe e mbështeti për president.

“I thashë Donalt Trump se kjo nuk është një fushatë, kjo është një lëvizje”- thotë Session. “ Shikoni çfarë po ndodh. Populli amerikan nuk është i kënaqur me qeverinë e vet”.

Në Gusht 2016, Session vuri kapelën ku shkruhej ‘Make Mexico Great Again Also’ kur Trump i kishte pozitat të vështira për shkak të emigracionit ilegal.

2:

Sen. Session ka prirë oponencën kundër amnistisë për emigracionin ilegal

Sessions në mënyrë të përsëritur ka denoncuar anëtarë të lidershipit nga të dy partitë që kanë punuar dorë për dorë me anëtarët më të rëndësishëm të komunitetit të biznesit të koduar “Mjeshtrat  e Universit” që punuan prapa dyerve të mbyllura duke komplotuar kundër legalizimit të emigracionit ilegal.

3.

Session udhëhoqi revoltën popullore kundër TPP

Sen. Sessions ka qenë këmbëngulës kundër marrëveshjes “Transpacific Partnership trade” (TPP), një marrëveshje që shumë Republikanë ishin të lumtur të punonin me  Obama.

“Për një kohë shumë të gjatë Shtetet e Bashkuara ka hyrë në marrëveshje tregtare, por premtimet kanë sjellë vetëm punëtorë më të varfëruar, ekonomi më të dobët, shkurtim të vendeve të punës në fabrika, etj.-  tha Sen. Session në një fjalim kundër votës ndaj Obamës që ky të negocionte për marrëveshjen e tregtisë. Session ishte një nga vetëm pesë senatorë Republikan që votoi kundër autoritetit të Obamës për të negociuar marrëveshjen.

4.

I sulmuar nga të Majtët:

Kur Presidenti Ronald Reagan e emëroi zotin Sessions, në vitin 1985, si gjykatës federal në Alabama, Demokratët ishin gati t’i suleshin. Sessions u akuzua se ishte i pandjeshëm ndaj racave dhe i papërshtatshëm për postin e dhënë.

5.

Session është njeriu rekord për mbështetjen e të drejtave të njeriut. Fushata e Trump reagoi këtë të premte ndaj akuzave se Sessions është një emërim “shumë kundërshtues”.

Ata e vunë theksin se prokurori i përgjithshëm në Alabama, Session  përmbushi padi kundër dallimeve dhe mbështeti zgjatjen 30 vjeçare të Aktit të të Drejtave të Njeriut. Sessions ka votuar për zgjedhjen e Eric Holder si Prokuror i Përgjithshëm dhe ka propozuar për dekorim me Medaljen e Nderit Kongresial për Rosa Parks.

6.

Session për një reformë në Gjykatën Kriminale ndaj përdoruesve të kokainës

Gjatë seancës dëgjimore në Gjykatën Supreme për emërimin e Sonia Sotomayor, Sessions ka qenë mbështetës i uljes së dënimeve për përdoruesit e kokainës.

/Veritas.com.al/