Shopping Redukton stresin, përmirëson autostimën dhe ju bën të dobësoheni.

Për herë të parë, të mirat nga shopping janë vërtetuar shkencërisht. Shopping zbut ankthin, rrit autostimen dhe madje bën që te bini ne peshë. Ja në detaje çfarë thonë ekspertët

Qetëson ankthin, zvogëlon stresin, rrit autostimen dhe ofron shumë avantazhe nga pikëpamja psikofizike. Me pak fjalë, shopping  nuk bën mirë vetëm për ekonominë, por edhe për shëndetin. Në të vërtetë, do te ndihmonte të dobësoheni. Është teza e mbështetur nga studimi shkencor i kryer nga një grup shkencëtarësh në Tajvan dhe Australi mbi 1,900 vullnetarë meshkuj dhe femra dhe të botuar në revistën e specializuar “Gazeta e epidemiologjisë dhe shëndetit komunitar”.

Për herë të parë, të mirat e ‘shopping’ janë vërtetuar shkencërisht.

Për shembull, shkencëtarët kanë gjetur se midis atyre mbi 65 vjeç që I dedikohen ‘shopping’ të paktën gjashtë ditë në javë, shkalla e vdekshmërisë është 28 për qind më e ulët se ata që preferojnë të kursejnë para.

Kjo është për shkak se dalja dhe bredhja nëpër dyqane ju lejon të bëni stërvitje të vazhdueshme fizike dhe të rrisni humorin e mirë. Por avantazhet e asaj qe ti kushtosh kohe vetvetes, duke blerë objektet e dëshiruara, nuk mbarojnë këtu. Me kusht që, natyrisht, të mos ekzagjerohet duke kompromentuar stabilitetin ekonomik. Edhe pse, studiuesit shpjegojnë, nuk është e nevojshme të shpenzosh shumë. Për të shijuar efektet pozitive të blerjeve, mjafton të heqësh mënjanë disa monedha të vogla disa herë në javë, duke përdorur një buxhet të reduktuar. Ja pra perse te blesh mund të bëjë mirë.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.