Eshte ndare sot nga jeta Mjeshtri i violinës, Hetem Qerimaj.

Violinisti i njohur kishte mbushur 87 vjeç më 20 maj të këtij viti.

Familja Qerimaj është një familje artistësh dhe lajmi është bërë i ditur nga djali i të ndjerit, pedagogut të Institutit të Arteve, Fatos Qerimaj, i cili shkruan:

 “Te nderuar miq,me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jete te babit tim te dashur Hetem Qerimaj. Zoti e pranoftë në parajsë”, përfundon njoftimi i artistit.