Vrasja e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj, për të cilën akuzohet Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, ka marrë rrjedhën e dhunës shtetërore edhe mbi qytetarët e gjallë. Një grup gazetarësh televiziv përgatiten një program investigativ mbi vrasjen e adoleshentit në landfillin e Tiranës dhe aktin makabër të fshehjes së kufomës nga nëpunësit e Bashkisë së Tiranës. Por reportazhi, edhe pse u paralajmërua në kanalin televiziv Vizion Plus, nuk u transmetua. Gishti i akuzës u drejtua nga kryetari i Bashkisë, Veliaj dhe pronarët e kanalit televiziv.

Drejtoresha e programit, Aida tota, u përjashtua nga puna në Televizionin A1Neës.

Censurimi i reportazhit me titull “Kodrina e Vdekjes” ngriti dyshime të mëdha mbi lirinë e shprehjes e të medias. Gazetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe politikanë të opozitës e kanë kundërshtuar me forcë dhunën shtetërore mbi individin dhe lirinë e fjalës.  janë mbledhur ditën e sotme dhe kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës, kundër censurës mediatike.Sot një grup gazetarësh, me pankarta në duar dhe kërkesën “mos prekni lirinë e medias”, kanë zhvilluar një protestë para selisë së Bashkisë së Tiranës.

/Veritas.com.al/