(FOTO: Jose Mourinho- skeptik edhe për vete)

Trajneri i “Manchester United” ka ndryshuar mendimin për veten e tij.

Ishte një kohë kur Jose Mourinho e cilësonte veten si trajnerin më të mirë të botës, por sot portugezi mendon ndryshe. Njëherë ai pat thënë: “Unë nuk jam trajneri më i mirë në botë, por asnjë tjetër nuk është më i mirë se unë”.

Në prag të ndeshjes me Zoryan në Ligën e Evropës, portugezi është cilësuar si më i miri në punën që bën nga trajneri i ekipit ukrainas, Yuriy Vernydub.

“Është mirë të dëgjosh fjalë të tilla, por nuk mendoj se ai ka të drejtë. Nuk ekziston trajneri më i mirë në botë”, ka thënë Mourinho.

“Çdo vit përzgjidhet ndonjëri nga FIFA për punën që bën,  por unë nuk mendoj që është dikush që cilësohet si më i miri i botës. Mund të thuash më i miri i vitit është ai trajner që ka pasur rezultatet më të mira”.

“Vernydub është treguar i mirë ndaj meje, vetëm kaq. A mëson ai nga unë? Unë mendoj se ai mëson nga unë, po aq sa unë mësoj nga ai”.