Madrid (AFP) – Rafael Nadal u martua me partneren e tij prej 14 vjetësh, Xisca Perello, në një kështjellë në Majorka të Shtunën.

Nadal, kampion 19-herë i grand slam-it,lidhi jetën me Perello 31-vjeçare në La Fortaleza, me 350 të ftuar ,sic u raportua, në një ceremoni private.

Juan Carlos I, mbreti i Spanjës nga 1975 deri në 2014, besohet se ishte në mesin e të pranishmëve ndërsa shefi i yllit-Michelin, Quique Dacosta, raportohet se ishte përgjegjës për ushqimin.

Nadal, 33 vjeç,e takoi gruan e tij përmes motrës së tij të vogël Maribel, një shoqe fëmijërie e Perellos.