Ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle është infektuar me COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije Dokle ku duke e quajtur virusin një “përbindësh” theksoi se prej 7 ditësh po “luftojnë” me gruan e tij me këtë sëmundje.

Përmes këtij postimi ai njoftoi gjithashtu se ishte duke shkruar romanin e tij të ri, në të cilin ka folur edhe rreth COVID-19.

Me pyetjen “A do ta mundim?!”, ish-deputeti me një frymë pozitive është përgjigjur “?! Me siguri, falë edhe kujdesit të familjes dhe miqve të mi më të dashur!”.