COVID-19 ka shuar një tjetër artist shqiptarë, duke lënë pas një boshllëk jo vetëm për artin por edhe për familjarët e tij.  Piktori Ziso Kamberaj ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, i cili nuk ka mundur dot të fitonte betejën e tij me koronavirusin.

Kamberaj lindi në Tiranë, ndërsa jetonte mes Shqipërisë dhe Mynihut dhe luftën me COVID-19 e humbi gjatë kohës që po kurohej në një spital në Gjermani. Kamberaj kishte që prej muajit shtator që luftonte virusin.

Lajmi është konfirmuar nga veta kolegët dhe familjarët e Kamberaj.  Vëllai i piktorit Reso Kamberaj shkruan se ndarja nga jeta ishte e parakohshme.

‘O Ziso, o vellai yn i vogel, na hidhrove. Te mori kovidi para kohe. Nuk ishte radha jote”, shkruan i vëllai i piktorit të ndjerë.

Edhe profesor Pino Bonanno shkruante për piktorin “Për Zison, vepra e artit është një brendësi, një vizion i botës, që është mbi të gjitha mjet për të formuar: një përmbajtje që shtjellohet në realizimin e një forme. Pra, nuk ekziston dualizmi formë-përmbajtje, por përmbajtja është në formën e parë, në dinamikë, si përmbushje e një procesi formues”.

Ziso Kamberaj ishte diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në 1992, në pikturë monumentale. Kamberaj la pas një pasuri të madhe me veprat e tij artistike.