Ndotja e ajrit shkaktoi një në shtatë raste të reja të diabetit në vitin 2016, sipas një studimi të SHBA, i cili ka gjetur se edhe nivelet e ulëta te ndotjes, kane rritur mundësinë e zhvillimit te sëmundjes kronike.

Diabeti ka qenë kryesisht i lidhur me faktorët e stilit te jetesës si dieta dhe një mënyrë jetese sedentare, por kërkimi nga Shkolla e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit në St Louis tha se ndotja gjithashtu luan një rol të madh.

Studimi vlerësoi se ndotja kontribuoi në 3,2 milionë raste të reja të diabetit ne nivel global në 2016 – ose rreth 14 për qind të të gjitha rasteve të reja të diabetit ne nivel global atë vit.

“Kërkimi ynë tregon një lidhje sinjifikative ndërmjet ndotjes së ajrit dhe diabetit në nivel global”, ka deklaruar Ziyad Al-Aly, autori “senior” i studimit.

Veritas.com.al/