(Sipas Reuters). Në Dallas ndodhi vrasja më masive e policëve, e kohëve të fundit, në Shtetet e Bashkuara. Ndërsa policët ndodheshin të tërhequr, të Premten, papritur mbi ta u derdh zjarri i armëve snajper, duke vrarë pesë prej tyre dhe plagosur gjashtë të tjerë. Tragjedia ndodhi gjatë një proteste kundër vrasjes së dy civilëve me ngjyrë nga policia, që ndodhi këtë javë.

Polica ka vënë nën arrest tre të dyshuar dhe ka ndaluar një tjetër që ndodhej në garazhin e makinave, ku ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit që vazhdoi nga e Enjte deri të Premten në mëngjes, sipas zyrtarëve të policisë.

Asnjë motiv nuk është dhënë deri tani mbi shkakun e pritës që u organizua kundër policëve brenda protestës. E njëjta protestë është mbajtur edhe në disa qytete të tjerë ditën e Enjte. Policia e Nju Jorkut bëri disa arrestime të enjten në mbrëmje, ndërsa protestuesit në Cikago për një kohë të shkurtër paralizuan gjithë arteriet kryesore në qytet.

 

Shefi i Policisë në Dallas, David Brown tha se gjuajtësit me armë, të ngjitur në disa lartësi,  përdorën pushkë snajper për të qëlluar kundër oficerëve që sipas gjasave ishte një sulm i koordinuar.

“Ata përdorën snajper, krijuan një trekëndësh zjarri  në pozicione dominuese në qytet dhe qëlluan”, tha Broën.

 

“Ishte një natë e shkretë. Me trishtim njoftojmë se oficeri i pestë vdiq”, raportonte Policia e Dallas në twitter.