Numri ditor i vdekjeve per shkak të koronavirusit ka rënë në Spanjë për të katërtën ditë me radhë, duke shtuar shpresat se vendi ka kaluar kulmin e shpërthimit.

Numri i të vdekurve i ditës së hënë do të thotë se numri i përgjithshëm ka shkuar në 13,055 në total.

Vendi ka më shumë se 135,000 raste të konfirmuara, që është më i larti në Evropë, por infeksionet e reja janë ngadalësuar dhe ulur.

Në Itali, numri i të infektuarve të rinj ra në 1,031 nga 1,941 ditën e hënë, ndërsa numri i të vdekurve shkoi në 636 – që do të thotë 100 më shumë se një ditë më parë.

Duke ulur shkallën e infeksionit në një numër vendesh të Evropës, kështu po rritet shpresa se distancimi strikt social dhe masat e tjera po e përulin përhapjen e Covid-19 – një sëmundje e shkaktuar nga virusi

VERITAS.COM.AL/