Michel Barnier – Kryenegociatori i Bashkimit Evropian për Brexit, zbuloi të enjten (19 mars) se ai eshte testuar pozitiv për COVID-19.

Në një video të postuar në Twitter, Barnier tha se po ndjehej mirë dhe po respektonte masat e rrepta të izolimit në shtëpi në Francë.

Kreu negociator i BE, Michel Barnier, tha:

“Gjatë kësaj krize shumë serioze të koronavirusit që po prek të gjithë botën dhe Evropën në veçanti, thjesht kam dashur t’ju them personalisht se jam testuar pozitivisht për COVID-19 dje. Unë jam duke u ndjerë aq mire sa mund të jetë, i kufizuar rreptësisht në shtëpi. Dhe në këtë moment dëshiroj të shpreh një fjalë mbështetjeje dhe respekti për të gjitha familjet e shumta të prekura, shpesh shumë seriozisht, nga kjo sëmundje dhe nga ky virus. Do të dëshiroja gjithashtu të shpreh mirënjohjen dhe respektin tim për stafin mjekësor që po bëjnë një punë te jashtëzakonshme, unë mund ta dëshmoj vetë këtë. ”

Kriza e koronavirusit ka ngritur dyshime nëse ishte ende realiste për Britaninë dhe BE të arrinin një marrëveshje divorci para përfundimit të periudhës së tranzicionit më 31 dhjetor.

Kryeministri Boris Johnson tha më herët se Brexit nuk po diskutohej shumë në zyrën e tij të Downing Street për momentin, duke pasur parasysh kërkesat e përgjigjes ndaj koronavirusit, por që ai nuk kishte ndërmend të lëvizë afatin.

VERITAS.COM.AL