Gjykata e ka dënuar me Burg për Jetë Efthimoiu Efthimious i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë. Po ashtu gjykata ka dënuar me 33 vite Elton Halipaj, bashkëpunëtorin e tij.

Devi Kasmi u ekzekutua në Tiranë, pas një pritje të ngritur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Dy persona me motoçikletë, kryen qitje me pistoletë, duke vrarë 41-vjeçarin.

Ata kanë qëlluar pesë herë, në kokë dhe në trup, duke u siguruar për ekzekutimin e shënjestrës së tyre.

41-vjeçari, Eftimiu, me origjinë nga një fshat pranë Artës, në Greqinë Jugperëndimore, ka hyrë në forcat e policisë greke në vitin 2004 dhe shërbente në rajonin e policisë në zonën “Syntagma”, në qendër të Athinës. Deri në vitin 2011, kur është pushuar nga detyra, është çuar tri herë në bordet disiplinore të policisë greke për shkelje të shumta.

Për herë të parë, Efthymiou Efthymious është arrestuar nga zyrtarët e Drejtorisë së Punëve të Brendshme në qershor të vitit 2008, me akuzën për trafik droge, trafikim emigrantësh të paligjshëm dhe falsifikim.

Një vit më vonë, ai u arrestua përsëri për posedim dhe trafik të lëndëve narkotike në Doganën e Kapshticës, ndërsa në mars të vitit 2012 u arrestua në Aeroportin “Eleftherios Venizelos” gjatë ekzekutimit të një urdhërarresti të autoriteteve gjermane, me të njëjtën akuzë, për të cilën thuhet se ka kryer një dënim disamujor në Gjermani.

Në vitin 2016 është arrestuar në qytetin e Artës me akuzën e përfshirjes në një rrjet të madh kriminal me grekë dhe shqiptarë, e ka trafikuar kryesisht kokainë. Megjithëse është dënuar dhe ka kryer përsëri burg, ai është liruar pasi Gjykata e Janinës e ka dënuar vetëm me 4 vite heqje lirie me kusht.

VERITAS.COM.AL