Ishte dëgjuar se në burgjet e vendit familjarë e të afërm të të burgosurve, fusin telefona celular, deri edhe lëndë narkotike.  Guximi i disa familjarëve për të plotësuar dëshirat “e çmendura” të të burgosurve, edhe pse guxim i lartë, ka pasur një kufi.

Por ajo çfarë ndodhi sot në mëngjes në burgun e Fushë- Krujës, kalon edhe këta kufij.

Një grua 41-vjeçare është kapur duke futur në burg gjashtë, për të birin që vuan dënimin,  aparate telefoni celular. Veç guximit të saj pa frê, ajo çfarë është më interesante, fantazia e gruas për të fshehur aparatet celularë. Gruaja i fshehu celularët në bobolën e gazit që përdoret për të bërë kafe…

Policia ka shpallur vetëm mbiemrin e saj, Tolulin (në qoftëse është i saktë) dhe një iniciale të emrin: L.

Sigurissht, Policia e ka arrestuar gruan e guximshme dhe fantaziste.