Institucione te ndryshme kërkimore kanë reaguar ndaj deklarimeve të James Watson duke shpallur “revokimin e menjëhershëm” të titujve te nderit që iu dhanë në të kaluarën

Nga: Gerry Freda/

James Watson, zbuluesi i ADN-së, është bërë në ditët e fundit objektiv i kritikave të ashpra për shkak të disa prej deklarimeve të tij mbi faktin se ka “provat shkencore” të një “ndryshimi në inteligjencën” midis të bardhëve dhe të zinjve.

Biologu nëntëdhjetë vjeçar, çmimi Nobel për vitin 1962 për gjetjen, së bashku me Maurice Wilkins dhe Francis Crick,te struktures se dopjo helikave të ADN-së, në fakt ishte intervistuar kohët e fundit nga transmetuesi amerikan Pbs, si pjesë e dokumentarit American Masters: Decoding Watson . Takimi mes te ndriturit dhe gazetarëve të rrjetit u zhvillua në shtëpinë e pleqve që aktualisht strehon të parin, i cili po ndjek atje një periudhe rehabilitimi pas një aksidenti të rëndë automobilistik.

Në intervistën e inkriminuar, Watson ka pohuar se midis të bardhëve dhe të zinjve ekzistonin “dallime të mëdha gjenetike”, të cilat përcaktojnë një “boshllëk të konsiderueshëm” ndërmjet të dy grupeve etnike në nivelin e “IQ”. Teza e “cilësive të këqija konjitive” të të zinjve, për shkak të një “strukture të veçantë” të ADN-së së këtyre të fundit, ishte mbështetur publikisht nga biologu amerikan që në vitin 2007.Athere,fjalë te tilla i kushtuan shkarkimin nga Universiteti i Kembrixhit.

Deklaratat e fundit të nëntëdhjetë vjeçarit çmim Nobel rrezikojnë të provokojnë një reaksion te ri të fortë ndaj tij nga ana e botes akademike. Të nesërmen e transmetimit të intervistës, disa institucione kërkimore kanë njoftuar në fakt “revokimin e menjëhershëm” të nderimeve të dhëna në të kaluarën zbuluesit te ADN-së. Për shembull, Cold Spring Harbor Laboratory , enti amerikan i specializuar në luftën kundër tumorit, për të cilin Watson ka punuar për më shumë se tridhjetë vjet, ka shprehur, përmes një note, një dënim të fortë ndaj tezës se parashtruar nga biologu, quajtur si “i tmerrshëm ” dhe “pa asnjë bazë shkencore”. Qendra kërkimore ka manifestuar kështu qëllimin për ti “tërhequr” shkencëtarit “të gjitha titujt dhe lavdet” të dorëzuara deri tani.

Familja e zbuluesit të ADN-së, në vend të kësaj, u pozicionua menjëherë në mbrojtje të këtij të fundit. Djali i Watson-it, Rufus, në fakt i ka dhënë medias amerikane sqarime të ndryshme në lidhje me përmbajtjen e fjalëve të shprehura nga shkencëtari nëntëdhjetë vjeçar: “Babai im u portretizua menjëherë si fanatik dhe racist, por akuza të tilla janë qesharake. Ai thjesht përshkroi atë që doli nga kërkimet e tij në fushën e gjenetikës. Babai im ka kaluar pothuajse të gjithë jetën e tij në laborator dhe çdo pohim i tij bazohet ekskluzivisht në informacionin e mbledhur gjatë më shumë se gjashtëdhjetë viteve të aktivitetit shkencor. Bota akademike i detyrohet respekt James Watson-it. ”

VERITAS.COM.AL/