Në një intervistë për një emision televiziv online (Syri.net) kryetari i Kuvendit dhe aleat me socialistët në qeverisje është rrëfyer mbi fjalët dhe shkrimet mediatike se pas Reformës në Drejtësi do të burgosen disa politikanë e mes tyre edhe Ilir Meta. Ky është përgjigjur se akoma nuk kanë lindur ata njerëz që mund ta bëjnë një gje te tille.

Më poshtë pjesa eksplicite e intervistës:

lir Meta: Nuk besoj, edhe një herë tjetër, se vërtet kanë lindur ata njerëz që mund të kenë një guxim të tillë. Po kështu nuk është ndonjë sekret që indirekt vazhdimisht është përmendur, apo është pëshpëritur se kjo reformë bëhet kundër këtij, kundër atij, dhe nuk është ndonjë sekret që është thënë që është bërë edhe kundër Metës. Ndërkohë që Metën këtu e kanë dhe do ta kenë gjithmonë qytetarët shqiptar pasi Meta nuk e ka në plan të iki të jetoj në ndonjë ishull apo as në ndonjë vend tjetër. Ka vendosur të jetë jetojë këtu në Shqipëri dhe të ndajë çdo gëzim dhe çdo vështirësi me qytetarët e këtij vendi.