Nga: Zef Brozi, ish- kryetar i Gjykatës së Kasacionit./

Kush po këmbëngul me aq kokëfortësi per te mos e ndryshuar sistemin zgjedhor aktual i cili është sistem i PANDERSHEM e ANTIDEMOKRATIK?

Opozita e re Parlamentare qe duket se ka vizion Perëndimor dhe vullnetin për te kontribuar ne te mire te vendit tone te dashur, me shume te drejte po kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor. Për fat te mire me votat e saj dhe te maxhorances mund te miratohen edhe ndryshime kushtetuese, edhe ligjet ne zbatim te Reformës ne Drejtësi, edhe Reforma Zgjedhore dhe çdo ligj tjetër.

I bej apel maxhorancës te mos behet pengese e Reformës Zgjedhore duke kundërshtuar ndryshimin e sistemit te sotëm elektoral ne një sistem qe duhet t’i ktheje popullit te drejtën për te zgjedhur deputetet e tij dhe Presidentin.

Politikanë te te gjitha përkatësive: Mos ia hiqni shanset Shqipërisë për ne Bashkimin Europian!

Zef Brozi, Uashington, DC

Veritas.com.al/