Shkruan: Gjet Ndoj, ish- Drejtor i Arkivave të Shtetit/

Kaluan me tepër se 1 muaj e 45 dite nga koha e largimit tim nga detyra e Drejtorit Përgjithshëm te Arkivave te Shtetit .

Po ju drejtohem ju miqve te mi se:

-E kam konsideruar atë institucion “Vakuf” – pronë e shenjtë, pasi Arkivat janë pasuri publike e Kombëtare dhe punonjësit duhet te shërbejnë me devotshmëri e nder ndaj qytetareve e interesave te tyre dhe kurrsesi ata , duke patur privilegjin e qenies ne detyre te mendojnë e te bëhen “bashkëpronarë” me pronaret nevojtare, siç ndodh zakonshëm ne institucionet shqiptare!

Për tre vjet, bashke me stafin atje, bëmë me te mirën e mundshme:

1-Siguruam zgjerim te kapaciteteve te vend-ruajtjeve duke garantuar ruajtje e shërbim me te mire si ne Korçë, Berat, Mat e Tirane

2- Për shkak te presionit tone filloi procesi i madh i dorëzimit te AMZAVE TE SHKOLLAVE TE MESME, jo vetëm për te përmbushur një kërkesë te Ligjit për Arkivat, por ne radhe te pare për te goditur korrupsionin banal te falsifikimit te dokumenteve (AMZAVE) nga drejtoret e SHKOLLAVE Shqiptare për te pajisur me dëftesa false qindra e mijëra personave nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, madje dhe nga Serbia e Mali i Zi.

3- Rritem si asnjëherë tjetër cilësinë e shërbimit ndaj qytetareve, duke shërbyer me mire, me shpejt. Ne e shkurtuam kohen e dhënies se shërbimit për qytetaret nga 90 dite qe ishte para se ta merrja detyrën, ne 12 dite para se ta dorëzoja. Kështu ne shmangëm si asnjëherë tjetër sekserët qe abuzonin duke renduar ne interesat e qytetareve. Nuk mund te ketë një shqiptar sot e gjithmonë, që te thote se:”Gjet Ndoj me mori qofte 1 lekë për shërbimin e kryer” -Ne drejtim te shërbimit ndaj studiuesve e qytetareve si dhe te disiplinës se institucionale ne përgjithësi, DPA u be institucioni me model i qeverisjes ne Shqipëri. Ndjehem tepër krenare qe e arritëm këtë bashke me Stafin tim te mrekullueshëm.

4- Rritja dhe edukimi profesional i punonjësve te Arkivave shërbeu ndjeshëm arritjes se objektivave , veçanërisht:ruajtjes, përpunimit , inspektimit, dhe pranimit te dokumenteve. Kështu per tre vite ne trajnuam mbi 2 mijë punonjës te Drejtorisë së  Përgjithshme të Arkivave , por dhe te Arkivave te Sistemit e te gjithë sekretari-protokollit te institucioneve qendrore e vendore te Republikës. Ne kete kuptim DPA u be një “shkolle” e vertete per punonjesit.

5- Pasurimin e Fondit Arkivor Kombëtar e shpalla prioritet qe kur u emërova Drejtor Pergj i Arkivave .

 

Për këtë ne u investuam shume për te bashkëpunuar me Arkivat e vendeve me te cilët shqiptaret ndajnë historinë e tyre… Ne këtë kuadër arrita te firmos marrveshje me Arkivat e Kosovës, Malit te Zi, Maqedonisë , Hungarisë, Turqisë, Fondacionin “Solana” te Arbëreshëve te Italisë nsë Jugut, etj, nga ku patëm deal-uar te merrnim mijëra dokumente nga Turqia (mijëra dokumente- 57 Regjistra me te dhëna te jashtëzakonshme), nga Maqedonia, Mali Zi etj… Kishim ne proces negocimi bashkëpunimin me Arkivat e Austrisë, Vatikanit, Dalmacise, Serbisë, Rumanisë , Bullgarisë, Rusisë, Izraelit, Emirateve Bashk Arabe, Anglisë , Polonisë, Egjiptit, Libanit etj

-Si përfundim, ne kulmin e një procesi ku sapo kishim nisur te merrnim produktin e një pune te Madhe (pa as me te voglën mbështetje nga Qeveria Shqiptare), befas largohem nga kjo detyre duke u sakrifikuar nga te FORTET, ne emër te “ekuilibrave te reja politike”….

Jo vetëm largohem, por s’dihet fati i karrierës dhe veprimtarisë time ne te ardhmen…. Më zhgënjyes është fakti se ne këtë vend nuk i shkon kujt ndërmend te vlerësohet puna dhe mirëqeverisja……..

Ky nuk është problemi i një njeriu qe ngeli pa pune mes halleve qe, gjithsesi, janë te tijat, por mendoj se është nje problem qe prek interesin qeverisës dhe atë publik….

/Veritas.com.al/