Dorëzohen dy personat që kishin rrëmbyer një aeroplan në Libi, ndërsa i njëjti ka ateruar në Maltë.

Këtë njoftim e ka dhënë kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, nëpërmes llogarisë në Twitter.

Sipas tij më herët janë liruar disa nga pasagjerët ndërsa tani kanë dalë edhe një grup tjetër dhe dy rrëmbyesit. “Rrëmbyesit janë dorëzuar dhe të njëjtit janë dërguar në paraburgim”, ka shkruar kryeministri maltez.

/Veritas.com.al/