Deputeti dhe ish-drejtori i policisë, Pjerin Ndreu ka dalë kundër mënyrës se si është arrestuar prokurori Haxhi Giu, gjatë mesditës së sotme. Me anë të një statusi në Facebook, Ndreu shkruan se “mënyra se si është arrestuar ai dhe nxjerrja nga makina e prokurorit pa i bërë një kontroll”.
“Personi, prokuror apo kushdo qytetar qe arrestohet duke drejtuar nje automjet nuk mund te nxirret nga makina pa bere me pare kontrollin e imtesishem te automjetit ne sy te tij dhe me proces verbal. Ose shoqerohet duke qene prezent ai vete me makine e tij ne komisariat ku i behet kotroll po ne prezence te tij. Perndryshe ceshtja le shteg per abuzime apo ju le fushe avokateve qe te pretendojne qe sendet e gjetura ne makine nuk jane te personit te arrestuar. Konstatim nga vidio e arrestimit dhe kujtese per ata qe ekzekutojne urdhera te tilla arresti”, – shkruan Ndreu në profilin e tij në Facebook.