Policia e Roterdamit, një qytet studentor në Hollandë, ka një mision të ri: të “zhveshë” të gjithë të rinjtë me rroba shumë të shtrenjta. Sipas një deklarate të shefit të policisë së Roterdamitt, Frank Paauw për gazetën De Telegraaf, të rinjtë e sotëm e konsiderojnë veten të paprekshëm. “Për këtë arsye, ne do ti “zhveshim” ata në rrugë. Nëse dukeni shumë të varfër për rrobat që vishni, policia ka të drejtën t’i konfiskojë ato.”

Më tej për Telegraaf Paauw shprehet:

“Ne zakonisht marrim një orë Rolex si send të dyshimtë. Veshjet më rrallë. Rolexi është kthyer në simbol statusi për të rinjtë. Ka të rinj që veshin pallto me vlerë mbi 1800$. Ata s´kanë ende te ardhurat e tyre, prandaj lind pyetja si arrijnë të vishen kështu.”

Kjo është skema e policisë për të goditur kriminalitetin. Ideja kryesore është të demotivojnë të rinjtë që po kthehen në hajdutë dhe kriminelë. Nëse ata nuk janë në gjendje të vërtetojnë blerjet e tyre, policia e Roterdamit mund t’u konfiskojë të gjitha stolitë dhe veshjet e luksit.

Veritas.com.al/