Ka gjithë ditën që qarkullojnë lajme se ‘një 60 vjeçar në Korçë i ka dhënë fund jetes’ duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banointe

U tha edhe se ‘ksihte lëlë një letër’ lamtumire dhe mediat u inriguan se çfarë ka shkruar. Ndosshta donin të dinin ‘cila ishte e dashura’, ose ku e ka lënë ‘thesarin e Montekristos”.

Por puna ishte me më shumë dinjitet.

Njeriu që vrau veten duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit është ish- portieri i famshëm i ekipit të futbollit Vllaznia të Shkodrës, Gjergji Kushe.

Për ironi të fatit, Policia dhe mediat e shkruan emriun e tij Gj.K. E dhimbshme, njeriu legjendë për futbolldashësit shkodran në vitet 80, sot ka mbaruar me dy iniciale: Gj.K.

Gjerggji Kushe kishte kohë që jetonte i vetmuar në banesë dhe ishte  përdorues i rregullt i pijeve alkoolike. Sipas policisë ai kishte lënë një letër ku shpjegonte arsyet e  vetëvrasjes.

Veritas.com.al/