Pasi u zgjodh si President i rrjetit të Këshillave të Lartë të Drejtësisë të Ballkanit dhe Euro-Mesdheut, gjyqtari shqiptar Gjin Gjoni ka qenë i ftuari edhe kryesor në Pallatin Presidencial të Italisë ku edhe ka mbajtur fjalën e rastit.

Përpara presidentit të Republikës italiane, Sergio Mattarella, zv/kryetarit të KLD-së italiane Giovanni Legnini, kryetarit të Gjykatës së Kasacionit Italian dhe prokurorit të Përgjithshëm pranë Gjykatës së Kasacionit, gjyqtari Gjoni ka mbajtur një fjalim në lidhje me drejtësinë.

Po gjatë ditës së sotme, Presidenti i Republikës së Italisë pati edhe një pritje private me presidentin e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar Gjin Gjoni.