Policia e Tiranës në një njoftim zyrtar tha se ka proceduar 84 protestues të opozitës, të cilët akuzohen për dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe institucioneve shtetërore.

Ndërkohë që bëhet e ditur se janë proceduar tre zyrtarët e PD-së, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe Gent Strazimiri.

“Janë proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” 3 shtetasit G.B., F.N. e G.S., banues në Tiranë”, shkruan policia në njoftimin zyrtar.

Policia bën të ditur se janë arrestuar 50 persona, ndërkohë që pjesa tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Veritas.com.al/