Silvio Berlusconi 

Ka disa data në historinë e njerëzimit që kane përfaqësuar edhe në mënyrë simbolike fundin e një epoke, të një mënyre të të menduarit, të një vizioni për botën dhe lindjen e një stine të re.

12 tetor 1492, kur Kolombi zbarkoi në Amerikë, për shembull, ose 14 korrik 1789, në të cilin filloi Revolucioni Francez dhe sipas klasifikimeve të historianëve, lindi epoka bashkëkohore, në te mirë e ne të keq.

Midis këtyre datave të gdhendura në histori, hyn me titull të plote 9 nëntori 1989. Rënia e Murit të Berlinit nënkuptoi fundin e asaj që Ronald Reagan e quajti Perandoria e se Keqes, sistemi komunist që për dekada kishte shtypur nën një thundër mizore mjerimi, terrori dhe shtypjeje disa nga kombet më të vjetra të Evropës. Do të thoshte fundi i asaj që mbijetoi për më gjatë midis ideologjive të çmendura totalitare të shekullit të 20-të. Do të thoshte akoma fundi i ekuilibrit të terrorit, luftës së ftohtë, frikës së Holokaustit bërthamor, makthit me të cilin janë rritur gjeneratat tona. Do të thoshte edhe më thjeshtë për shumë gjermanë të Lindjes të mund te përqafonin të dashurit e tyre të ndarë fizikisht, në të njëjtin qytet, nga më të urryerat barriera.

Komunizmi ra – për një koincidence dramatike dhe emblematike të historisë – pikërisht në të njëjtin qytet, Berlin, dhe në të njëjtën datë, 9 nëntor,ne te cilin dyzet e një vjet perpara, regjimi nazist, sistemi tjetër i madh kriminal i shekullit 20, kishte nisur, me Natën e Kristaleve, të persekutimit të hebrenjve në Gjermani.

Prandaj, 9 nëntori i tridhjetë vjeteve më parë meriton të kujtohet si një festë e madhe e lirisë. Festa e fitores së sistemit tonë liberal mbi totalitarizmin komunist.

Do të mbesin gjithmonë në zemrat tona imazhet e atyre ditëve, të turmës festuese; për të gjithë, imazhi i një muzikanti të moshuar, Mstislav Rostropovich -violincelistit më të madh të 900-ës, i internuar nga Bashkimi Sovjetik – qe luan instrumentin e tij të lashtë para Murit që shembet, për t’i bërë homazh Lirisë.

Por, cila botë e re, cila Europe e re po lindte, nga ato gërmadha,shoqëruar nga muzika sublime e Bach?

Por gjithashtu duhet të reflektojmë se çfarë ka ndodhur me shpresat dhe entuziazmin e atij nëntori të tridhjetë vjeteve më parë.

Atëherë, nga nxitja e një përshkallëzimi te shpejtë te historisë, ishim shumë që menduam se po lindte një epokë e re për Evropën dhe për botën, epoka e lirisë, tolerancës, sigurisë. Një epokë pa mure dhe frikë.

Ishim mashtruar. Ai 9 nëntor nuk ishte as “fundi i historisë” siç shkruante politologu Fukuyama, as pagëzimi i një bote liberale. Tridhjetë vjet më vonë flitet përsëri për mure fizike, për te përballur emergjencen e emigracionit, per mure ekonomike, me ringjalljen e proteksionizmit në tregtinë ndërkombëtare, për mure kulturorë të ngritur nga modele të tilla si fondamentalizmi islamik ose imperializmi kinez, që  kontestojnë në themel idenë tonë të civilizimit perëndimor. Ai civilizim që në vitin 1989 dukej se kishte fituar por që në fakt duhet të përballet gjithnjë me sfida të reja.

Evropa, e cila nga ajo ditë ka ndaluar se qeni e ndare fizikisht, nuk është bërë kurrë një subjekt politik vërtet i bashkuar, bazuar në rrënjët e përbashkëta dhe vlerat e përbashkëta të lirisë.Eshtë përkundur ne buonizem dhe ne egoizem, nuk ka qenë në gjendje t’i përgjigjet emergjencës emigratore duke përballuar rrënjët e saj me një plan Marshall për Afrikën që do tu riktheje atyre popujve një shpresë dhe një të ardhme në Vendin e tyre. Nuk ju dha një politike të përbashkët te jashtme dhe mbrojtëse, nuk ka qenë në gjendje të bëhet boshti i një rigrupimi të Perëndimit rreth vlerave tona dhe stilit të jetës tonë, sot të kërcënuara nga rreziqe të reja.

Sigurisht, shumë gjëra pozitive kanë ndodhur. Evropa Lindore është bërë pjesë e botës së lirë. Në Pratica di Mare, në 2002, pata emocionin e thellë të merrja nënshkrimin nga Bush dhe Putin për marrëveshjen historike që e lidhte Rusinë me Aleancën Atlantike, duke rrëzuar modelin e luftës së ftohtë. Por që athere janë bërë edhe shumë hapa mbrapa.

E vërteta është se historia nuk mbaron kurrë, historia e lirisë është ajo e një sfide të vazhdueshme, e një arritjeje të vazhdueshme, e një mbrojtjeje të vazhdueshme të një te mire si ajri, rëndësine e të cilit, si për ajrin, e veme re sidomos kur mungon. Kufijtë e rinj të lirisë qëndrojnë në mbrojtjen e identitetit tonë si italianë, evropianë, perëndimorë,te stilit tone te jetës si gra dhe burra të lirë, te dinjitetit te çdo qenieje njerëzore, pa dallim gjinie, etnie, besimi fetar ose ideje politike.Te kujtosh Murin tridhjetë vjet më vonë duhet të na sherbejë të gjejmë forca të reja dhe shpresë të re për të parë sfidat e së ardhmes.

VERITAS.COM.AL/