Frrok Çupi

Dje, papritur u zhduk kryeministri Edi Rama. Sapo ishte, menjëherë nuk u pa më. Zhvillohej edhe seanca Parlamentare, por kryeministri nuk u pa.

Ish kryeministri Berisha i kërkoi maxhorancës “ku e keni kryeministrin?”. Pas kësaj, nënkryetarja Leskaj, e akuzuar së fund i për afera që shkelin rregulloren e Kuvendit, u detyrua të pérgjigjet. Tha se “kryeministri Rama ndodhet në njé takim me presidentin Erdogan”. 

U duk sikur Erdogan, president i Turqisë éshté në njeri që rri e pret Ramën te dera. Kjo ishte përshtypja e parë e rreme. Përshtypja tjetër reale ishte se zonja Leskaj nuk tha të vërtetën në Kuvend. Rama nuk ndodhej “në një takim me Erdogan”, por kishte fluturuar drejt Turqisë.

Megjithatë, pse vallë Rama le çdo punë dhe fluturon për te Erdogan? Kjo ka ndodhur disa herë. 

Por bëhet pyetja pse vallë tani? 

Tani ndodhemi në një moment kur aleatët perëndimor janë të angazhuar në luftén kundër terrorizmit që preku Francën tragjikisht. Terrorizmi mbi Europë dhe Amerikë po ushtrohet në emër të Islamit. Presidenti i Turqisë, Erdogan, është një nga përfaqësuesit radikalë të fesë islame në pushtet. Çfarë mund t’i pércjellë Perëndimit një vizitë e kreministrit shqiptar te presidenti radikal fetar i Turqisë? Asgjë nuk pritet në këtë drejtim.

Vallë kryeministri i një vendi të vogël, sić është Shqiperia, po uron presidentin e Turqisë për fitoren që korri në zgjedhjet e para pak javësh? As kjo nuk ka të ngjarë. Aq më tepër që Perëndimi nuk e priti me entuziazëm fitoren e  Erdogan. Tashmë është bërë e njohur se presidenti i Turqisë është një nga katër udheheqësit autokratë të botës. Fitorja e tij nuk është kurrë një hap pozitiv për demokracinë dhe të drejtat e individit. Ka disa analiza që e lidhin sjelljen politike te Ramës me sjelljen autarkike të Erdogan në Turqi. Vallë për të përforcuar modelin autarkik vrapo drejt Turqisë kryeministri shqiptar i ardhur nga rrënjët në nomenklaturën komuniste?

Po pse vallë, kryeministri shqiptar vizitoi presidenti Erdogan në një situatë të pazakontë dhe në rrethanat e emergjencës e të fshehtësisë? Misteri nuk éshtë edhe aq i pavlerësueshëm. Qëllimi është o për karshillëk ndaj Perëndimit në këto rrethana të pazakonta globale, o pér të krijuar lidhje me Lindjen ku Erdogan po tenton të jetë një nga liderët. Në qoftë se është kjo e dyta, atëherë kjo nënkupton një kthim kurrizi ndaj  principeve perëndimore demokratike.

Disa po thonë se Rama shkoi inkognito në Turqi për të marrë ndihma financiare. Kjo është njé përrallë që u tejkalua që në ditët e para kur Rama u bë kryeministër dhe ku dështoi në idenë se Erdogan do t’ i jepte katër miliardë euro ndihmë.

Po vallë Rama vrapoi në Turqi për të hapur një ekspozitë pikturash, siç po thuhet? Kjo do të ishte një papërgjegjësi ekstreme e kryeministrit. Situatat e brendshme dhe të jashtme nuk do ta toleronin një papërgjegjësi të tillë.