Kryelajmi i mediave rozë këto ditë ka qenë ndarja e bukuroshes së motit, Floriana Garo, me të fejuarin e saj milioner, Tedi Ngjela.
Asnjë nga palët nuk ka preferuar të flasë për mediat, por Panorama thotë se shkak duket se është bërë xhelozia që kishte Garo për Tedin dhe miqësitë e tij me femra.

Askush nuk di të specifikojë nëse ishin mikesha apo diçka më shumë.
Garo la Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të konsoliduar lidhjen me Tedi Ngjelën, madje ajo u pranua si nusja e familjes Ngjela.
Ndërkohë një ditë më parë, në studiot e TV Klan kanë mbërritur disa tufa me lule për Floriana Garon.
Ende nuk dihet kush i ka sjellë, ndonjë adhurues i saj apo vetë Tedi.