Diten e diele, 07 gusht, Maqedonia u zgjua nen tmerrin e permbytjeve nga shirat e pashoq. Brenda pak oreve ne Maqedoni rane 93 mm shi, kur mesatarja ditore e reshjeve, sipas meteorologeve, eshte vetem 27 mm.

Bilanci i asaj nate qe tragjik. Vec viktimat e asaj nate u numeruan 21. Demet materiale jane akoma te pa llogaritura, por edhe te pallogaritshme.

Maqedonia po kerkon ndihme nga shtetet fqinje, anetare te BE e NATO-s.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë së Maqedonisë është marrë vendimi që e hëna të shpallet ditë zie në Maqedoni.

Qeveria solli vendimin që të shpallet gjendje të jashtëzakonshme në kohëzgjatje prej 15 ditëve në pjesën e Tetovës dhe në rajonin e Shkupit si dy prej pjesëve më të prekura nga vërshimet e djeshme.

Përveç kësaj në mbledhjen e Qeverisë është vendosur që të jepen 5 mijë euro dëmshpërblim për një banor nga pjesët e përmbytura. Në mënyrë plotësuese do të formohet edhe një komision për verifikim dhe vlerësim të dëmeve të cilat më pas do të kompensohen. Përveç 22 viktimave deri tani të verifikuara në Hasanbeg, Stajkovcë, Smillkovë e të tjerë, ka edhe shumë të lënduar. Nuk dihet nëse familjeve që kanë humbur pjesëtarë të familjes do tu jepen kompensime shtesë.