Masa e Ministrisë së Shëndetësisë Italiane ka të bëjë me disa lloj vezësh organike që mbajnë markat Conad, Amadori dhe Cascina Italia

Koment nga: Il Giornale

Një tjetër alarm ushqimor në Itali por qe ka lidhje edhe me Shqiperine. Ditët e fundit ishte publikuar një njoftim i parë në lidhje me disa lloj vezësh të prodhuara nga ferma organike “Olivero Claudio” dhe të shitura me të njëjtën markë.

Masa,e marre për ndotje mikrobiologjike,ka të bëjë vetëm me vezët e shitura me shumicë dhe në pako prej 4 dhe 6 vezësh me numrat e serive 1A130120, 2A130120 dhe 2C130120 me afat minimal të ruajtjes 10/02/2020 dhe 1A140120 dhe 2C140120 me afat minimal ruajtjeje 11/02/2020.

Lista e produkteve të tërhequra nga tregu, sidoqoftë, është rritur gjatë orëve të fundit. Në faqen zyrtare të Dikasterit, në të vërtetë, janë paralajmëruar masa të reja në lidhje me vezët gjithmone nga ferma “Oliviero Claudio” në stabilimentin e rrugës Rigrasso në Monasterolo të Savigliano-s, në provincën e Cuneo-s, por shiten me marka të tilla si Amadori, Verso Natura Conad dhe Cascina Italia. Masa, e adoptuar gjithmonë për një rrezik të ndotjes mikrobiologjike, është e lidhur në thelb me thirrjen e mëparshme datuar në 17/01/2020.

Produktet në fjalë janë identifikuar të gjithë me kodin 5528139926 dhe kanë një datë skadimi të fiksuar për 8 shkurt 2020.

Vezët në fjalë shpërndahen në formatet e mëposhtme:

Amadori: pako prej 4 vezësh nga agrikultura biologjike, kalibra të ndryshëm

Verso Natura Conad: pako me 2 dhe 6 vezë biologjike

Cascina Italia: pako me 4.

Këshillat për ata që kanë blerë tashmë produktet e lartpërmendura janë të thjeshta, por të rëndësishme. Para së gjithash, artikujt në fjalë nuk duhet të konsumohen për asnjë arsye. Ata që i kanë ato mund t’i çojnë përsëri në dyqanin ku janë blerë dhe të marrin një rimbursim të shumës së paguar ose ti këmbejnë me një produkt tjetër.

Veritas.com.al/