Deputetja dhe kryetarja e grupit parlamentar demokratik, Rudina Hajdari ka reaguar pas marrëveshjes mes partive për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Përmes një postimi në Twitter, Hajdari e cilëson këtë koalicion opozitar, si një fatalitet politik.

Zonja Hajdari ka bërë apel që të ulen në bisedime, të gjithë ata që duan të ardhmen e vendit, për të gjetur zgjidhjen e shumëpritur.

“Marrëveshja ndërmjet partive politike të opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhjet lokale, e shikoj si një fatalitet politik. Nga ana tjetër, indiferencën e qeverisë për situatën e krijuar dhe uria absolute e saj për të gllabëruar çdo ditë pushtet, nuk përbën gjë tjetër, veçse shkakun e drejtpërdrejtë të kësaj gjendjeje. Sa nuk është vonë të gjithë ata që duan të ardhmen e Shqipërisë, nuk duhet të qëndrojnë indiferentë, por të ulen në tryezën e bisedimit për të gjetur zgjidhjen e shumëpritur.”,- shkruan Hajdari.

Veritas.com.al/