Presidenti Donald Trump ka mirëpritur Sarah Palin për darkë në Shtëpinë e Bardhë ditën e  Mërkurë. Palin solli me vete këngëtarët e muzikës ‘Rock’, Ted Nugent dhe Kid Rock .

Trio është fotografuar në Zyrën Ovale me presidentin Trump; madje ata bënë foto edhe përballë portretit të Hillary Clinton.

“Një natë e mrekullueshme në Shtëpinë e Bardhë’- shkroi Palin në Facebook. “Faleminderit presidentit për ftesën!”.

Jake Tapper nga CNN  dhe Palin postuan fotot e eventit në Facebook. Nugent dhe gruaja e tij, gjithashtu postuan fotot e këtij rasti në Facebook.

/Veritas.com.al/