Qindra aktivistë të Aleancës Kuqezi rrethuan sot dyert e Radio Televizionit Shqiptar të indinjuar për mos transmetimin e ndeshjeve të kombëtares dhe Kampionatit Evropian, Francë 2016. Sot në ditën e fillimit të kampionatit,  Aleanca Kuqezi, hodhi bomba tymuese në dritaret e Televizionit Publik duke akuzuar për korrupsion drejtuesit e saj.

Kreu i Rinisë Kuqezi, Flavio Qarri, deklaroi se:

10 milionë shqiptarë në Shqipëri, Kosove, Maqedoni, Presheve, Uqin dhe emigracion po prisnin qe te përcillnin ndeshjet e kombëtares por edhe te evropianit France 2016 ne valët e TVSH. Por qeveria dhe TVSH i hapen krahun TV private.

Sot te gjithë duhet te paguajnë nga xhepi per te ndjekur 64 ndeshjet, tha folësi para të rinjve protestues.

Shqipëria është  i vetmi vend që TV shtetëror nuk mbron interesat kombëtare,por “ është TV anti-kombëtar”

Kreu i Rinisë së Aleancës Kuq e Zi, që priu protestën para selisë së Radio Televizionit Shqiptar, denoncoi para publikut se “9 ministra, kryeministri dhe 43 deputet te maxhorances kanë udhëtuar drejt Francës duke braktisur Kuvendin, agjendën e reformave për  tri dite turizëm. Me cilat fonde?- bëri pyetjen folësi. Ai deklaroi se ndërkohë “ 30 milionë shqiptare nuk kane para që të blejnë një kartë as për ta ndjekur ne TV  ekipin kombëtar kuqezi”.