Në mbledhjet e fundit të vitit në komisionet Parlamentare kërkohet edhe buxheti i vitit që vjen për çdo sektor. SHISH ka kërkuar sot në mbkledjen e Komisionit të Sigurisë që të shtohet fondi për vitin 2017.

Kërkesa është bërë nga zëvendës- drejtori i SHISH, Elidon Bendo, në mbledhjen me dyer të mbyllura të Komisionit.

Sipas kërkesës së shtruar në Komision dhe të cituar nga burime që nuk duan të identifikohen brenda komisionit, SHISH kërkon që të blejë një pajisje që të përgjojë edhe aplikacionet që përdoren për komunikim në celular, si WhatsApp, Viber apo Facebook.

Pajisja aktuale që disponon SHISH funksionon vetëm për përgjimet e celularëve dhe jo të aplikacioneve që përdoren së shumti- tha zoti Bendo në komision.

Komisioni i Sigurisë vendosi t’i akordojë SHISH-it 350 milionë Lekë.

/Veritas.com.al/