Stephen Hawking është i njohur për arritjet e tij novatore në shkencë, por shumë nuk e kuptojnë që fizikani është gjithashtu i njohur për parashikime mbi të ardhmen e njerëzimit dhe të Tokës.

Këtë vit, profesori i Oxford-t bëri disa nga parashikimet më të pazakonta me data, disa nga të cilat mund të krijojnë brenga në festimet e vitit të ri.

Ne na kanë mbetur edhe vetëm 100 vjet mbi Tokë.

Falë kujdesit shëndetësor të këtij shekulli, 100 vitet janë afërsisht një jetë, por në Maj, Hawking propozoi që kjo të konsiderohet edhe si moshë se sa vite i kanë mbetur njeriut në Tokë, raportoi  Wired. Kjo është një shmangie nga parashikimi i zymtë  se limiti është 1000 vjet që i kanë mbetur njeriut që të jetë në Tokë, paralajmërim i bërë në vitin 2016.

Sipas Hawking në seritë shkencore për BBC, Bota e Nesërme, ndryshimet klimaterike, përplasjet e asteroideve, rritja e popullsisë dhe epidemive, janë fajtorë për afrimin e ditës së fundit të botës- raporton Newsweek.

Veritas.com.al/