Studentët që ishin mbledhur në protestë para kryeministrisë, pak nga pak- mbeten shumë pak. Edhe shiu nisi të bjerë dhe dita u ngrys. Atëherë nisën grupe studentësh të largohen nga sheshi.

I pyetën në rrugë gazetarët dhe thanë se ‘po shkojmë të bllokojmë kryqëzimet e Tiranës’.

Kanë bërë plan të bllokojnë ‘Zogun e Zi’, kryqëzimin te Banka e Shqipërisë dhe kryeministrinë.

Mirëpo kaq pak studentë sa kanë mbetur, a mund të bllokojnë kaq kryqëzime? Apo studentët po gjejnë mënyrën si të largohen nga protesta. Në një lajm më herët thuhet se LSI u ka bërë thirrje anëtarëve të vet që të lënë teserat e Partisë dhe ‘të bashkohen me studentët’. Mirëpo kjo është kundërshtuar nga studentët që kanë mbetur në protestë.

Studentët që kanë marrë iniciativën për të bllokuar kryeqytetin janë të ardhur nga rrethe të tjerë.

Menjëherë pas lajmit, kryeministri Rama u është drejtuar studentëve që po tentojnë bllokimin e kryqëzimeve duke iu thënë se ‘ç’borxh u kanë qytetarët dhe kolegët tuaj studentë?!”..

Ai shkruan:

“A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktoresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: ‘Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?”, shkruan Rama.

Veritas.com.al/