Militantë të dyshuar kanë nisur një sulm me armë dhe bomba në një xhami në provincën veriore Sinai në Egjipt, duke lënë 155 të vdekur.

Dëshmitarët thanë për mediat egjiptiane se sulmi ka ndodhur në qytetin Bir al-Abed afër Arish gjatë kohës së lutjeve.

Policia lokale njoftoi se sulmuesit kanë hapur zjarr nga veturat, raporton AP.

Po ashtu 80 persona janë plagosur gjatë këtij sulmi, thanë zyrtarë të shëndetësisë. Presidenti Abdul Fattah al-Sisi do të mbajë një takim urgjent me zyrtarët e sigurisë për të diskutuar incidentin, raporton televizioni privat Extra News TV. Aktualisht nuk dihet se kush qëndron prapa sulmit.

Veritas.com.al/