(FOTO: Nokia 3310 origjinal i prodhuar para 17 vjetësh)/

Nokia 3310 është ringjallur pas 17 vjetësh kur doli për herë të parë; shumë njerëz mes nesh e përdorin akoma me sukses.

Shumë njerëz e konsiderojnë telefon ikonik origjinal, sepse ka një popullaritet të madh . Më shumë se 126 milionë ishin prodhuar para se të dilte në treg në vitin 2005.

Versioni i ripërtërirë do të shitet nën emrin e “Finnish start-up HMD Global”, i cili gjithashtu ka zbuluar disa brande të Nokia Android smartphones.

Një nga ekspertët tha se ishte “fantastike” të hidhet në treg Nokia i ri.

“Nokia 3310 ishte i pari në një treg masiv dhe sot e kësaj dite ka një masivitet të madh në nostalgjinë ndaj efekteve të Nokia”- tha Ben Wood nga kompania “CCS Insight”.

“Kështu që dalja e Nokia 3310 është një lëvizje shumë e zgjuar dhe presim që të shesim një volum të kënaqshëm”- tha ai.

/Veritas.com.al/