Pas një seance të gjatë të nisur që në orët e paradites janë ngritur tonet në sallën e parlamentit në mbrëmje. Shkak për këtë është bërë një replikë e deputetit të Partisë Socialiste Taulant Balla me ish-kryeministrin Berisha. Deputeti socialist i është drejtuar Berishës me flaut: “Vrasës, ngordhësirë, shpifës”. Kjo ka bërë që të çohen në këmbë deputetët e opozitës dhe të rrethojnë Ballën në foltore. Njëri prej tyre i ka hequr mikrofonin Ballës. Kjo ka bërë që drejtuesja e seancës, Valentina Leskaj të njoftojë 10 minuta pushim.  
Replikat:

Berisha: Për çakallin që më nxjerr për të shpifur nuk kam çfarë them se ai është akuzuar për përdhunim.
Balla: Shumë miq më thonë se ke gjetur një të ngordhur me merresh me atë. Ti fyen çdo ditë. Merresh me një të ngordhur. Çohet këtu dhe thotë përdhunues. Shko në prokurori. Je një shpifur zotëri. Je shpifës dhe të të vijë turp që në moshën 70-vjeçare ke përfunduar në këtë derexhe. Kërko falje për fyerjet