Duke deklaruar pavarësinë nga pushteti tiranik i King George III, Thomas Jefferson shkroi se njerëzit kanë lindur me dhuratat e Zotit, me ‘të drejta të patjetërsueshme’ dhe se detyra e qeverisë është të mbrojë këto të drejta.

Nuk ka dyshim se te disa politikan, edhe kongresmenë, thënia e Jefferson është deformuar. Ka ndodhur me senatorët Chris Murphy (D-CT), Joe Manchin (D-ËV), dhe me një pjesë të madhe të anëtarëve të Partisë Demokratike në Amerikë që janë të interesuar për zgjerimin e pushtetit të qeverisë për të shënuar më shumë përdorimin e të drejtave të dhëna nha Zoti, se sa mbrojtjen e tyre.

Për shembull, në 6 Gusht 2013, Breitbart News e citoi senatorin Murphy duke thënë se “Amendamenti i Dytë nuk është e drejtë absolute, nuk është një e drejtë e dhënë nga Zoti.

Murphy është padyshim i gabuar të paktën në këto tre çështje:

1.Të drejtat e Amendamentit të Dytë janë të dhëna nga Zoti

  1. Ato janë të drejta “absolute” sepse janë të dhëna nga Ai i cili është absolut.
  2. Të Drejtat e Amendamentit të Parë janë absolute, gjithashtu (si të gjitha të drejtat e patjetërsueshme e kanë origjinën e tyre te Zoti, dhe jo te qeveria).

/Veritas.com.al/