Stuhia ciklonare në detin Mesdhe e pranishme sot dhe nesër nuk e rrezikon Shqipërinë, pasi qendra e kësaj stuhie është shumë larg vendit tonë.

Në emisionin e mëngjesit, “Wake Up“ të TCH, është sqaruar nga meteorologë se stuhi të tilla janë shumë të zakonshme në këtë periudhë pas temperaturave të larta. Uragani do të prekë Italinë Jugore, Greqinë,  Turqinë ndërsa në Shqipëri kjo stuhi do shkaktojë vetëm një forcim të erës.

Stuhi të tilla janë krejt të zakonshme çdo fillim vjeshte në Mesdhe, aq më tepër në këto temperatura të larta që kemi pasur jo vetëm në tokë dhe ajër por edhe në ujërat detare.

“Medicane” do të shkaktojë në Shqipëri forcim të erës prej 60km/h; ndryshim të qarkullimit të masave ajrore nga jugore që kanë qenë deri tani,  masa ajrore më të freskëta nga Veriu i kontinentit .

Sigurisht që do të ketë edhe reshje afatshkurtra sot dhe nesër që në disa zona mund të jenë edhe rrebeshe por do të jetë stuhi kalimtare.

VERITAS.COM.AL