Vdekja e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj tek landfilli i Sharrës ka bërë që policia, në kuadrin e hetimeve, të arrestojë katër punonjës të firmës dhe të shpallë në kërkim administratorin e saj E.T.

Dyshohet se ai është aksidentuar nga një eskavator me kova gjatë punës.

Të arrestuar janë:

Besnik Braha, 53 vjeç, banues në Tiranë, me detyre përgjegjës firme

Edmond Kollari, 40 vjeç, banues në Tiranë, drejtues eskavatori

Dëfrim Hakrama, 44 vjeç banues në Tiranë,  përgjegjes turni.

Bujar Daja, 45 vjeç, banues në Kavajë, përgjegjës i punonjësve

Po punohet për kapjen e shtetasit E.T, 48 vjeç, banues në Peqin, administrator i firmës “3 K” shpk.

Arrestimi i tyre erdhi pasi në landfilldin e Sharrës, në grumbullin e mbeturinave, është gjetur kufoma e shtetasit A . Gj, 17 vjeç, banues në Kombinat, i cili ishte punonjës sezonal në Landfilld, i paregjistruar tek firma “3K” shpk. Dyshohet se është aksidentuar për vdekje nga një mjet tip “eskavator me kova”, gjatë punës në Landfilld.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për  veprën penale “Shkelje te rregullave te mbrojtjes ne punë”.