Të Mërkurën në programin “Squawk Box” të CNBC, teksa diskutohej  mbi 100 ditët e Trump në detyrë, senatori  David Perdue (R-GA) dha lajmin se në lidershipin e Trump “Mirëbesimi i konsumatorëve është aktualisht lart, madje më i larti në 20 vjet. Erdhe mirëbesimi i CEO është lart”.

Perdue tha se ”Kur ai ishte kandidat, ai pat thënë se puna e parë është që të bëjë ekonominë të përparojë dhe se po përpiqet të shkojë në këtë drejtim. Puna e përditshme që është  kryer mirë, është pikërisht inkurajimi i ekonomisë. Mua më pëlqen ky bisedim mbi taksën. Unë iu kam dhënë Paul Ryan dhe Kevin Brady plot besim për fillimin e dialogut që të fillojë këtë vit. Jam plot shpresë se do të nisë, por jam mbi të gjitha i inkurajuar nga plani mbi taksat që erdhi natën e fundit. Jam i eksituar që po flasim për gjëra që janë pro- rritjes”

Më poshtë Sen Perdue shtoi: “Kor shkoj në shtëpi, e shikoj se njerëzit janë aq të irrituar nga kurthet. Kjo është puna e parë mbas të cilës duhet të lidhemi. Dhe e dyta është se ne e shikojmë botën këtu në Uashington- këta politikanë që kanë qenë për kaq kohë nuk e shikojnë në të njëjtën mënyrë edhe pjesën tjetër të botës. Për ta mjafton që vetëm Uashingtoni të punojë. Ata janë më të shqetësuar si konfirmohet emërimi i  Gorsuch se sa mbi taksat, psh. Unë e kam parë këtë gjithë jetën time. Por më lejoni të paraqes një inkurajim: Besimi i konsumatorit tani është i lartë, më i larti në 20 vjet. Ata janë plot shpresë. Dhe ne po flasim për shpresën”.

/Veritas.com.al/