Emisioni i #DritaremeRudinën në Vizion Plus është përfshirë nga debati, mes të ftuarëve në studio. Debati është përqendruar te reforma në drejtësi dhe realizimi i Vettingut nga politika. Temë debati ka qenë dhe imponimi i amerikanëve nëpërmjet Kushtetutës- njofton ‘Dritare.net’.

“Atë Kushtetutë nuk e bëri Rama. Po të ishe njeri i integruar do ta pranoje që nuk mund t’i imponohet Kushtetutës. Kjo Kushtetutë është bërë nga një Komision parlamentar dhe ka marrë 5 kushtetuta të përkthyera. Nuk e kanë marrë pjesë amerikanët. Edhe një gjë që kërkuan ata e rrëzova unë. Kërkuan që FBI të ishte nën Ministrinë e Drejtësisë”, tha Ngjela.

Ndërsa analisti Mark Marku iu kundërvu avokatit Ngjela: “Sipas logjikës ti duhet të ishe dënuar se paska hedhur poshtë propozimin amerikan”.

Debate ka pasur edhe për realizimin e marrëveshjes Bashës dhe Ramës. Mark Marku tha se amerikanët ia bënë presionin Ramës dhe jo Bashës. Ndiqni debatin videot e mëposhtme.