Në një intervistë për gazetaren Anisa Zyka e  ABCNeës, Kurt Fleckenstein, reporter i BE për Shqipërinë, përshëndet fillimin e punês së komisionit ad-hoc për Vetingun dhe shpreh gatishmërinë për të nxitur hapjen e negociatave të anëtarësimit pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Pyetje: Si e shihni ju marrëveshjen Rama-Basha? A mori Basha më shumë se ç’pritej, apo Rama lëshoi më shumë pe për të qëndruar në pushtet?

Knut Fleckenstein:

“I don’t care!’- Nuk më intereson fare. Vërtet nuk më intereson. Nëse kryeministri dhe lideri i opozitës gjetën dakordësi për mënyrën se si të zhvillojnë zgjedhjet e përgjithshme dhe për të gjitha elementet e nevojshme që paraprijnë zgjedhjet, unë jam i kënaqur me këtë. Jam shumë i lumtur, që Mcallister, Lee dhe ndoshta dhe unë kontribuam për këtë rezultat, pro në fund, ishin 2 bosët që vendosën se si do të vijojnë. Ky është një hap pozitiv dhe shpresoj që një dakortësi e tillë të arrihet pa asistencën tonë herën e ardhshme”.

Pyetje: Flitet që mund të ketë një koalicion midis partisë socialiste dhe asaj demokratike pas zgjedhjeve. A është Shqipëria gati për koalicione të mëdha të qeverisjes së të majtës dhe të djathtës siç e kemi parë në vendin tuaj Gjermaninë, apo në Francë pas zgjedhjes së Presidentit Macron?

Knut Fleckenstein:

“Për mua, koalicionet e mëdha janë gjithnjë një përjashtim, edhe pse në Gjermani u bënë vite që vendi qeveriset nga një koalicion i madh. Nëse nuk do ketë asnjë alternativë tjetër për koalicion, atëherë një koalicion i tillë i madh, qoftë dhe teorikisht, mund të formohet. Pse jo?”

/Veritas.com.al/