Hapja në aplikacionin më të popullarizuar të mesazheve lejon të hyhet në të dhënat e smartphonëve: çfarë të bëni për ta evituar

Një hyrje në sistem, e cila lejonte hakerët të instalojnë spyware, për të hyrë në të dhënat dhe përmbajtjen, në disa telefona. WhatsApp, aplikacioni i mesazheve në pronësi të Facebook, ka zbuluar se disa përdorues kanë pësuar një sulm informatik.

Aplikacioni ka ftuar të gjithë përdoruesit të “përditësojnë aplikacionin në versionin e tij te fundit”, duke e mbajtur sistemin operativ gjithmonë të përditësuar, për tu mbrojtur nga çdo sulm, por duke specifikuar se hakerët nuk kanë goditur në një shkallë të madhe, por vetëm një numër të zgjedhur viktimash, të zgjedhur “posaçërisht”, edhe pse nuk ka qenë ende e mundur të përcaktohet se sa kanë qenë. Kompania ka konfirmuar në një komunikatë, të publikuar pak para ekskluzivisht nga Financial Times, se tashmë e kishte identifikuar dhe riparuar gabimin që i lejonte hakerët të hynin në aplikacionin për të instaluar spyware, për të hyrë në të dhënat dhe përmbajtjen e pajisjeve.

Dobësia e sistemit është identifikuar vetëm pak ditë më parë dhe nuk dihet se per sa kohë kanë vazhduar aktivitetet e spiunazhit, që në modalitet duken të ngjashme me ato  izraelite: instalimi i spyware-it në fakt do të na kujtonte teknologjinë e zhvilluar nga kompania izraelite e sigurisë informatike NSO Group,qe tani rezulton si i dyshuari më i madh.

Për të instaluar sistemin e spiunazhit, ishte e mjaftueshme një telefonatë, edhe pa përgjigje, e bërë nga hakerat, që më pas në shumicën e rasteve është zhdukur nga kronologjia.

Veritas.com.al/

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.