“Do ta bëjmë të keqen siç na e bërë. Do të vrasim…”, mësohet t’i kenë thënë në telefon Mynyre dhe Ervis Muça gjatë telefonatës kërcënuese. Ky është pretendimi i Nazime Vishës,   sipas kallëzimit që ka depozituar në Polici. Familja e Fiqiri Muçës është e irrituar nga vendimi për faljen e 22 vjeçares që vrau kryefamiljarin. Ata kanë bërë disa deklarata në media për të shprehur pakënaqësitë ndaj Presidentit Bujar Nishani që firmosi faljen e 22 vjeçares.

Pas kërcënimeve Nazime Visha i ka denoncuar të dy për kanosje në Komisariatin nr.4, në Tiranë.