Kryeministri Indian, Narendra Modi ka siguruar një tjetër mandat 5- vjeçar pas fitores në një lumë votuesh që morën pjesë në zgjedhjet e përgjithshme.

Rezultatet deri tani tregojnë partinë e tij Bharatiya Janata Party (BJP) se ka fituar rreth 300 vende nga 543 vende që ka gjithsej Parlamenti.

Aleanca kryesore opozitare, e cila prihet nga partia Kongresi e Rahul Gandhi, ka pranuar humbjen.

Votimi është vlerësuar gjerësisht si një referendum mbi politikat nacionaliste të kryeministrit Hindu.

Mbi 600 milion njerëz votuan në një maratonë prej gjashtë javë në proces.

Zoti Mondi jo vtëm ka tejkaluar parashikimet e exit poll, por gjithashtu ka fituar një numër shumë më të madh votash se në vitin 2014.

“Thank you India!” shkroi kryeministri në tweetter. “Besimi u vendos në aleancën tonë dhe modestia i dha asaj më shumë forcë madje edhe më fort për të plotësuar aspiratat e popullit’

Veritas.com.al/