(FOTO: Elvis Roshi, kryetar i Bashkisë Kavajë)/ 

Erdhi si një surprizë lajmi se Prokuroria e Përgjithshme kërkon që të lënë detyrën dy deputetë dhe një kryetar Bashkie që kanë fshehur “dënimet penale” në vende të huaja. Sot Prokuroria ka kërkuar që kryetari i Kavajës, Elvis Roshi dhe deputet Shkëlqim Selami m(që janë miq të afërt të kryeministrit) dhe një deputet tjetër Dashamir Tahiri- të lënë mandatet!

Masa që vjen nga Prokuroria nuk është edhe aq e rëndësishme. Më e rëndësishme është se njerëzit morën lajmin se Prokuroria mund ta kishte bërë këtë punë që me kohë të shkuar. Nuk ka mbetur fëmijë shkolle dhe amvisë shtëpie pa marrë vesh se “Roshi, Roshi, Roshi…”, aq sa groshët në tenxhere ishin ngatërruar me tingullin këtij emri. Por prokuroria kurrë nuk mori asnjë masë. Prokuroria thoshte se “nuk është puna ime”. Por ja që paska qenë.

Politika dhe veshët e njerëzve u trazuan me vite të tërë për emrat që akuzohen se kanë bërë faje penale jashtë vendit dhe janë fshehur o në Kuvend o në Bashki. Po kush t’i shporrte. Qeveria kishte interesa me njerëz si Roshi e bushi e ku ta dish. Sepse këta janë “për ditë të këqija”. Ditët e këqija vijnë kur vjen stina e drogës, ose kur vijnë zgjedhjet.

Prandaj i ruajti Qeveria… Po prokuroria pse i ruajti? Apo prokuroria ruan “delet” e qeverisë?

Ja kështu. Sipas Prokurorisë deputeti çam i PD-së, Dashamir Tahiri, deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami dhe kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshit rezulton se janë dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria ka kërkuar që të lënë mandatet.

/Veritas.com.al/